Arrestohet Klodi Lesi, 17 ditë pasi vrau gruan greke

Klodian Lesi, njeriu i kërkuar për vrasjen e gruas së tij në Greqi, është arrestuar 17 ditë pas kryerjes së krimit. Lesi, i martuar me një greke, ishte drejt divorcit me të dhe e vrau duke e goditur shtatë herë me thikë, në sy të fëmijëve. Më pas, ai u largua duke marrë me vete djalin e vogël, 4-vjeçar.

Të dy janë gjetur sot nga policia në një kasolle. Djali është në gjendje të mirë, edhe pse për më tepër se dy javë është endur rrugëve bashkë me të atin.

Shtypi grek shkruan se Lesi u arrestua në fshatin Ormylia në Halkidhiqi, aty ku edhe banonte, ndërkohë që kërkimet për të ishin shtrirë në një zonë shumë më të gjerë.

Vjehrri i Lesit kishte shprehur shqetësimin për shëndetin e djalit të vogël, megjithatë ai nuk ka shfaqur asnjë problem.

SHKARKO APP