Arrestohet me dy thika në brez, para derbit Tirana-Partizani

 

Një i ri është arrestuar pak momente më parë nga policia e kryeqytetit para ndeshjes Partizani-Tirana, që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Burime nga policia bëjnë të ditur së në pranga është vënë 25-vjeçari Indrit Banushi, banues në Shijak, pasi gjatë një kontrolli në hyrje të stadiumit u gjet me dy thika.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin ndërsa bëri shoqërimin e 25 vjeçarit për në  mjediset e komisariatit për veprime të mëtejshme. Derbi Partizani-Tirana do të luhet nën masa të rrepta sigurie dhe ndeshja do të jetë totalisht e blinduar.

Policia e Shtetit që ka përcaktuar një plan, për të krijuar distancë mes tifozëve. Ajo nuk lejon parkimin pranë stadiumit për shkak të kësaj ndeshjeje. Parkimi nuk do të lejohet nga ora 08:00 deri në mbyllje të ndeshjes.

SHKARKO APP