Arrestohet mes 746 të dyshuarve shqiptari në Angli, operacioni ndiqet nga ministrja e Brendshme. Detajet
Një 24-veçar shqiptar është arrestuar në Angli dhe akuzuar për shtitje të armëve të ziarrit, municione dhe drogë.
Ai u vu në pranga në një aksion të madh policor tha Agjensia Kombëtare e Krimit (NCA).
I riu shqiptar, Alsi Vata, banues në Deptford, do të paraqitet në Gjykatën e Leeds Croën në 17 korrik.
Për operacionin ka reaguar edhe ministrja e Brendshme britanike Priti Patel. Ajo duke ndjekur nga afër operacionin është bërë dëshmitare e arrestimit të shqiptarit, e fotot i ka publikuar në rrjetet sociale.
“Sot iu bashkova Agjencisë Kombëtare të Krimit në një operacion në agim si pjesë e aksionit më të madh të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar kryer ndonjëherë, duke rezultuar në 746 arrestime”, shkruan ajo.
Vata u arrestua nga NCA, që njihet si FBI-ja britanike dhe oficerët e Policisë Metropolitane të enjten, si pjesë e një operacioni i cili çoi pas hekurave më shumë se 800 të dyshuar, të arrestuar në të gjithë Evropën.
Ata u arrestuan pas përgjimeve dhe deshifrimit të mesazheve në telefona.
Hetuesit thanë se sekuestruan 54 milion £ kesh, dy tonë kokainë dhe 77 armë zjarri përfshirë armë sulmi, mitralozë dhe granata.