Arrestohet në flagrancë shqiptari duke shpërndarë doza kokaine

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë doza kokaine.

Shqiptari me iniciale X.R. 30 vjeç, sapo ishte liruar 10 ditë më parë nga burgu, shkruajnë mediat italiane.

Sipas karabinierëve, 30-vjeçari kishte precedentë të shumtë penalë po për të njëjtën arsye, shpërndarje droge.

Autoritetet italiane e ndoqën atë nga zona Sant’Edigio deri në Nereto, ku u takua dhe me klientin e tij që i dha 50 euro për sasinë e kokainës që shqiptari kishte.

Ndërhyrja e karabinierëve ishte e menjëhershme, ato bllokuan shitjen e sekuestruan zarfin me kokainë si dhe paratë.

SHKARKO APP