Arrestohet në Itali Gani Hysa, akuzohet për vrasjen e marangozit në Sarandë 10 ditë më parë

10 ditë më parë dyshohet se mori pjesë në vrasjen e një 30 vjecari në Sarandë dhe më pas u arratis në Lodixhano të Italisë ku jetonte prej vitesh.

Pikërisht në shtëpinë e tij policia italiane ka arrestuar Gani Hysën, 46 vjecarin.

Në 10 korrik Hysa ndodhej për pushimë në Sarandë së bashku me familjarët e tij.

Por gjatë mbrëmjes ai u përfshi në nëj debat me 32 vjecarin Edmond Teodori, i cili kishte komplimentuar nëj vajzë që ishte në shoqërinë e Hysës.

Më pas Gani Hysa së bashku me miqtë e tij është përfshirë në një zënkë të dhunshme që degjeneroi në varsjen e 32 vjecarit.

Sipas mediave italiane, që kanë rindërtuar dhe njëherë ngajrjen, Gani Hysa shoqërohej nga pesë persona të tjerë dhe ata rezidentë në Itali, dhe kanë rrethuar viktimën pranë një lavazhi automjetesh, duke e ekzekutuar me pistoletë.

Pamjet e vrasjes janë regjistruar nga telekamera e oficinës pranë vendit të ngjarjes duke i lejuar policisë identifikimin e autorëve.

Tre prej tyre u arrestuan në Shqipëri.

Policia italiane arrestoi Hysën me anë të mandat arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Nuk dihet ende nëse ka qënë ai që ka qëlluar viktimën për vdekje, por automjeti me të cilin grupi ka lëvizur është në emrin e tij.

SHKARKO APP