Arrestohet në Korçë i shumëkërkuari për vrasje


Agjentë të sektorit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Korçës kanë bërë të mundur në orët e fundit arrestimin e një shtetasi të shumëkërkuar për vrasje. Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka përfunduar shtetasi Aurel Ramo, i dënuar në mungesë nga Gjykata e Korçës me 15 vjet burg për “vrasje me dashje”, të kryer në bashkëpunim.  26-vjeçari Ramo, sipas burimit, pas një konflikti të nisur për motive të dobëta ka vrarë me thikë në shenjë hakmarrjeje shtetasin me inicialet E.M, në vitin 2010 në Greqi.
Arrestimi i tij është bërë në fshatin Mborje, ku fshihej prej kohësh nga autoritetet, saktësohet më tej në njoftimin për shtyp, shkruan TCh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?