Arrestohet në kufi 47 vjeçari, ja për çfarë e kërkojnë zviceranët…
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës të shtetasit Afrim Alimi, 47 vjeç, banues në Maqedoni.
Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar,pasi autoritetet gjyqësore Zviceriane me vendim nr DG030487/U të datës 09.12.2003, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”parashikuar nga Kodi Penal Zvicerian.
KOHA JONË SONDAZH

