Arrestohet në Lezhë, 40-vjeçari i kërkuar për vrasje nga Interpoli

Policia e Lezhës ka arrestuar Gëzim Pepmarkun, 40 vjeç, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë njoftuan se në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian të shtetasit G. P, 40 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet Gjyqësore Italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdher arresti ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 81-110-112-82-56-575 të Kodit Penal Italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?