Arrestohet në Morinë i shpalluri në kërkim, emri

Një 28 vjeçar nga Tropoja i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga policia.

Arben Zalli, banues në Bajram Curri u kap në dalje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi person në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, me shkresën Nr. 06, datë 13.03.2018, ka urdhëruar ndalimin e tij me masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?