Arrestohet në Tiranë 35-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge

Një 35-vjeçar është vënë pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për veprat penale pjesëmarrje në “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ZQK Interpol Tirana, u bë i mundur lokalizimi i një personi të kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup kriminal. Mbi bazën e këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, së bashku me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar Areld Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë”, njofton policia.

Gjykata e Torinos e ka dënuar 35-vjeçarin  me 7 vjet e 6 muaj burgim.  Interpol Tirana dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe zyra homologe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.

SHKARKO APP