Arrestohet në Tiranë i kërkuari për vjedhje me armë në Tepelenë

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim që në vitin 2015 në Tepelenë, është arrestuar nga policia në fshatin të Yrshek në Tiranë. Shtetasi me iniciale E.M, dyshohet si bashkëpunëtor në një vjedhje me armë në vitin 2015në Tepelenë.

Ndaj të riut, prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar urdhër arresti pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C. në qytetin e Tepelenës më datë 31.03.2015.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Plagosja e rëndë me dashje”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe e municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?