Arrestohet nënkomisari dhe doganieri në pikën kufitare Goricë
Dy punonjës policie kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanëlejuar kalimin e mallrave kontrabandë në Doganën e Gorricës.
Në një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se ditën e djeshme, në aksin rrugor Dogana Goricë – fshati Gollomboç u bë kapja në flagrancë e V.N. drejtues i mjetit tip “Eolsvagen Sharan”, ku janë gjetur mallrat kontrabandë.
Më tej pas hetimeve u arrestuan në flagrancë: N/komisar J. H., 39 vjeç, me detyrë punonjës policie Përgjegjës Turni në PKK Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”; dhe P. M., 41 vjeç, me detyrë Doganier në Doganën Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
“Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pasi nga veprimet e para proceduriale të kryera në lidhje me këtë ngjarje, ka rezultuar e provuar se në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin V.N. është paraqitur në hyrje të RSH, punonjësi i policisë J.H. në bashkëpunim me punonjësin e doganës shtetasin P. M. kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë duke bërë dhe shoqërimin e mjetit deri në vendin që ai është kapur nga policia gjyqësore e SHÇBA”, sqarohet në njoftim.
Ndërtë tjera në njoftim thuhetse është proceduar dhe punonjësi i policisë, inspektori E.Ç., 21 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Kontrollor në PKK Goricë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.