Arrestohet nënkomisari në Vlorë. Në gjendje të dehur përplasi një makinë dhe kundërshtoi kolegët

Një efektiv policie është arrestuar në Vlorë. Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ka prangosur nënkomisarin Mareglen Salaj, me detyrë Specialist për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Arrestimi i tij, u bë pasi, duke drejtuar makinën e tij ka goditur një automjet, duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur edhe mjetin e tij. Gjithashtu, ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë të Seksionit “Shqiponja” gjatë shoqërimit të tij.

Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “ Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?