Arrestohet nënkryetari i PD-së në Dibër

Policia ka ndaluar nënkryetarin e Partisë Demokratike në Dibër, Korab Muça.

30-vjeçari Muça është ndaluar në doganën e Blladës, pasi ishte shpallur në kërkim për protestën e zhvilluar më 28 qershor pranë KZAZ-së numër 19, në Dibër.

Gjatë kësaj proteste, pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa të lënduar dhe shumë të shoqëruar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?