Arrestohet nga policia gazetari i Ora News
Aktualitet E Enjte, 10 Dhjetor 2020 21:21
Dhuna e policisë nuk ka kursyer as gazetarët këtë mbrëmje. Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia ka qenë duke transmetuar pamje live nga zona e 21 dhjetorit, kur policia ka ushtruar dhunë mbi të.
Edhe pse ai dëgjohet t’u thotë që është gazetar dhe ka treguar badge-in, policia nuk është ndaluar.
Më herët Xhoi Malësia po raportonte se policë civilë kishin filluar arrestimet.
Mësohet se gazetari është dërguar në komisariatin nr. 2 në kryeqytet.