Arrestohet një nga të kërkuarit e Ranës së Hedhun
Një prej të kërkuarve për tjetërsimin e pronave në Shëngjin është arrestuar nga policia: Lekë Frroku.
Prokuroria ka vënë nën akuzë dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës dhe jo vetëm për tjetërsimin e pronave në zonë e Ranës së Hedhun.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Frran Frrokaj, nënkryetari, Drejtoresha e Hipotekës dhe 5 zyrtarë të tjerë lokalë u arrestuan nga policia lokale mesditën e 16 marsit, pasi u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet.
Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lezhës me tokat në bregdet.
Ndaj kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, gjykata e Lezhës zbuti masën e sigurimit personal, nga arrest me burg në arrest shtëpiak.
KOHA JONË SONDAZH

