Arrestohet njëri prej autorëve të atentatit ndaj 40-vjeçarit
Sipas burimeve të policisë, personi mbi të cilin është qëlluar me armë zjarri, e dyshuar si pistoletë, është identifikuar si Krenar Hasaliaj 40-vjeç, mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda që nga vjedhja e deri tek vrasjet. Ky i fundit ka qenë i ulur në një lokal të zonës, (bar-kafe) në kohën kur dy autorët që udhëtonin me një motor, hapën zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur.
Mësohet se autorët pasi kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mzezit, falë motorit tip Scooter, në ngjyrë të zezë, me të cilin udhëtonin. Rrugicat e ngushta dhe të pashturara në Yzberisht, i kanë ndihmuar ata të largohen pa u vënë re.
Ata mbanin maska dhe nuk janë mundur të identifikohen as nga dëshmitarë të rastit. Nga të dhënat fillestare dihet vetëm që, njëri mbante veshur një xhup në ngjyrë kafe dhe kapuc, ndërsa tjetri xhup të bardhë dhe kapuc.
Policia e Tiranës ngriti pika të shumta kontrolli nëpër Tiranë dhe mundi të arrestojë njërin prej autorëve më pak se 1 orë pas ngjarjes, ndërsa 30 minuta më vonë arriti të gjente motorin e atentatit të hedhur në liqenin e Domjes.
Policia po heton pistën e konflikteve të mundshme të 40-vjeçarit, ndërsa ka identifikuar tashmë disa persona me të cilët Krenar Hasanaliaj dyshohet të ketë pasur konflikte.
BW