Arrestohet noterja, falsifikonte dokumente pronësie në emër të të vdekurve

Një notere është vënë në pranga, pasi falsifikonte dokumente pronësie në emër të të vdekurve. Bëhet fjalë për noteren Majlinda Jangulli, 47 vjeç nga Dibra, e cila ka falsifikuar dokumente pronësie në emër të një personi të vdekur.

Policia e Dibrës ka ndaluar 47 vjeçaren Majlinda Jangulli, pas informacioneve se ajo kishte bërë kalimin e një prone në emër të shtetases me inicialet N.K., e cila rezulton e vdekur që në vitin 2004. Policia gjithashtu ka ndaluar edhe Ylber Lami, 32 vjeç, nën akuzën e nënshkrimit të një kontrate shitblerjeje, me një shtetas i cili nuk ka qenë prezent. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë se rrethit gjyqësor Dibër për këta dy shtetas, mbi të cilët rëndon akuza për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentacionesh”.

SHKARKO APP