Arrestohet oficeri i burgut të Burrelit, ja emri dhe akuza

Një oficer i Policisë në burgun e Burrelit është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBSB).

Ndalimi i tij është bërë pasi është autor i dyshuar i veprave penale ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Në datë 06 korrik 2018, ora 21:00 nga ana e SHKBSB është bërë ndalimin i oficerit Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?