Arrestohet oficeri i SHISH, iu dha informacione grupeve kriminale

Placeholder Image

Një oficer i Shërbimit Informativ Kombëtar është vënë në pranga gjatë ditës së sotme.

Burime nga prokuroria thanë se, Florian Bushi ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me banda kriminale.

Sipas të dhënave, Bushi dyshohet se ka dhënë informacione për grupe kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i Bushit ka lidhje me atentatin në Fier, ku u vra Denis Kasa. Sipas prokurorisë agjenti i SHISH ka dhënë informacione bandave kriminale për përplasjen me armë që ndodhi, ku u vra Kasa dhe dy të tjerë u plagosën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?