Arrestohet polici i dehur që kishte braktisur shërbimin

Një efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin nr. 6 të policisë është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur kishte braktisur shërbimin. Inspektor Enri Veseli u arrestua në flagrancë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. “Arrestimi i Veselit u krye pasi drejtoi mjetin me targë AA 552 EL në gjendje të dehur. Ai u ndalua nga patrullat e policisë “Shqiponja” në afërsi të sheshit “Karl Topia”, Tiranë. Nga veprimet hetimore rezultoi se në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë kishte braktisur detyrën ku ishte planizuar me shërbim, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Ai do të akuzohet për “Drejtim automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?