Arrestohet polici në Durrës, i dehur aksidentoi të riun dhe u largua
Një inspektor i policisë së Durrësit është arrestuar në flagrancë pasi dy ditë më parë në rrugën “Sulejman Pitarka”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar një shtetas 33-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë P. P. ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe pasi ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme Administrative bën me dije se: “Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës-Kavajë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, referoi materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të punonjësit të policisë, i arrestuar në flagrancë, Inspektor P. P., 52 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”; “Drejtim i mjetit motorik në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.