Arrestohet polici në Tiranë që dhunonte prej vitesh fëmijët dhe bashkëshorten

Një punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë është vënë në prangat e policisë pasi ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes e fëmijëve.

Inspektori i identifikuar si A.T., 54 vjeç u kallëzua nga bashkëshortja, e cila tha se në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh. Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

SHKARKO APP