Arrestohet pronari i hotelit te Shkëmbi i Kavajës, tentoi të vrasë klientin

 

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një nga autorët e përplasjes me armë te “ Shkëmbi i Kavajës”.

Blutë kanë bërë ndalimin e 44-vjeçarit, Arben Drazhi, banues në Durrës.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në oborrin e  hotel “ Majestic”, i cili është në pronësi të të arrestuarit.

Sipas bluve 44-vjeçari ka tentuar të vrasë më armë zjarri shtetasin A.B.21 vjeç,banues në Shënavlash.

Nga kqyrja e mjetit BMV me targë AA325MB në pronësi të shtetasit A.B. janë konstatuar disa dëmtime me armë zjarri.

Por nga ana tjetër edhe i riu mësohet se ka qëlluar në drejtim të lokalitdhe për këtë arsye është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e earmëve luftarake dhe e municionit”.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë gjetur dhe sekestruar:

•një gëzhojë kalibër 9 mm,
•një predhë kalibër 9 mm e deformuar,
•një pistolete kalibër 9 mm dhe
•një krëhër me 9 fishekë.

SHKARKO APP