Arrestohet protestuesi i by-pass Fier-Vlorë Adriatik Lapaj (Foto)

Gjatë protestës së sotme para dyerve të kuvendit, u arrestua një protestues.

Adriatik Lapaj, aktivist i protestës së Vërrisë, u arrestua gjatë protestës e ditës së sotme që u zhvillua gjatë seancës parlamentare të Kuvendit. Ai mbajti një fjalim kritik ndaj qeverisë, dhe kërkoi gjithashtu që të dy palët protestuese të bashkohen.

Përfaqësuesit e kompanive kontraktore të by-pass-it të Fierit dhe të Vlorës po protestojnë këtë paradite para Kuvendit, duke kërkuar drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka ndaluar avokatin Adriatik Lapaj, duke e shoqëruar për në ambientet e Komisariatit numër 1.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Pas fjalës time kundër plehrave në Vërri po me shoqërojnë në Komisariatin nr. 1’, shkruan Lapaj në Facebook, duke bërë publike edhe foto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?