Arrestohet protestuesi i PD-së, i drejtohet kryeministrit: D’rama jam te 2-shi, t’fala kysh t’pyesi!

 

Pas protestës së sotme të opozitës, policia e Tiranës ka ndaluar një protestues, Gentian Gjonaj. Pas arrestimit të një prej protestuesve të Partisë Demokratike, deputetë të opozitës e vizituan Gjonajn në komisariatin numër 2, dhe e cilësuan këtë veprim si një akt politik dhe mënyrë për të frikësuar qytetarët që të mos protestojnë.

“E Drama jam te 2-shi. T’fala kush t’pysi,” – ka shkruar Gentian Gjonaj, pas arrestimit duke iu drejtuar kryeministrit, jo me emrin e tij, por me të duket se nënkupton “dramë”. Në statusin e lëshuar në Facebook ka ndërtuar edhe dy vargje, mbi arrestimin. Ai në fotot e bëra publike, shihet edhe krah liderit demokrat, Lulzim Basha.

SHKARKO APP