Arrestohet punonjësi i policisë në Durrës, i biri në kërkim! Qëlluan me armë drejt 29-vjeçarit

Një punonjës policie në Durrës është arrestuar dhe i biri është shpallur në kërkim.

Arrestimi i komisarit Kastriot Gjongeci u bë pasi nga veprimet hetimore, u zbulua se në bashkëpunim me të birin 24-vjeçar D.GJ, më 8 shkurt rreth orës 13:25 në lagjen nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte 29-vjeçari K.K. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar. Ngjarja është klasifikuar si vrasje në tentativë dhe po ndiqet nga AMP.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?