Arrestohet Ramazan Rraja, në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit

Ramazan Rraja i kërkuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, është arrestuar këtë mbrëmje nga policia. Rraja është arrestuar te ura e Gjoles në Fushë-Krujë. Ai është arrestuar nga Policia e Durrësit për llogari të SPAK. Ndaj tij ka masë sigurie “arrest në burg në mungesë”. Ramazan Rraja është nipi i deputetit socialist Rahman Rraja.

SHKARKO APP