Arrestohet Salihi, tentoi të përdhunonte një 23-vjeçare

Një 29-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet se ka dhunuar seksualisht një 23-vjeçare. Luis Salihi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 23-vjeçaren me iniciale F.M., banuese në Durrës.

Ai është arrestuar pas denoncimit të bërë nga e reja pranë komisariatit të policisë në qytetin bregdetar.

Ndaj tij rëndon akuza “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.  

I njëjti person, akuzohet edhe për vjedhje dhe shkatërrim të rrjetit telefonik, vepra për të cilat ai do të kryejë 15 muaj burg të cilat ishin dhënë më herët nga Gjykata e Durrësit.

SHKARKO APP