Arrestohet “sekseri” i petagogëve, merrte deri 150 mijë lekë për një notë kaluese

 

Policia e Elbasanit arrestoi një 34-vjeçar pasi për një periudhë 6 mujore u ka marrë nga 13.000-15.000 lekë të reja studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për të siguruar një notë kaluese ose notë më të mirë.

Oltion Toci banues në Elbasan shërbente në rolin e sekserit mes studentëve dhe stafit akademik të këtij universiteti gjatë zhvillimit të provimeve të studentëve.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “I pandreqshmi” pasi gjykata e Elbasanit kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë të “arrestit me burg”

Policia shpalli në kërkim edhe një bashkëpunëtor të Tocit, 35-vjecarin nga Elbasani me inicialet B. K, ndërsa ka dyshime që kjo skemë korruptive është kryer në bashkëpunim edhe me persona të tjerë për të cilët po punohet mbi identifikimin.

SHKARKO APP