Arrestohet shoferi i Gjykatës së Apelit në Vlorë, mori 2 mijë euro për t’ia dhënë gjyqtarëve

 

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për korrupsion pasiv.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënënë pranga shoferi i Gjykatës së Apelit, Robert Petoshati, në momentin që ishte duke marrë një sasi parash, nga 44-vjeçari, Gjolek Xhaferri.

Xhaferri i ka dhënë një sasi prej 2 mijë eurosh dhe 100 mijë lekë Petoshatit, raporton TCH.

Dyshohet se këto para do t’i jepeshin trupit gjykues për zgjidhjen e  çështjes në favor të vëllait të Gjolek Xhaferrit.

Ata janë arrestuar në flagrancë në një lokal pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës.

SHKARKO APP