Arrestohet shoku i ”zhdukur” për vrasjen e Ramës

Policia ka arrestuar personin e parë për vrasjen e Sokol Ramës, i cili u gjet dje i pajetë në makinë në malet e Këlcyrës. I arrestuari është Roland Milo, shoku i Sokol Ramës. Ai u prangos në banesën e motrës në Vaqarr, ndërsa po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Prishja e pazareve të drogës dyshohet të jetë shkak i vrasjes së 32-vjeçarit nga Tepelena Sokol Rama. 33-vjeçari Sokol Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij në fshatin Mamaj të Tepelenës prej datës 5 shkurt, ndërsa për herë të fundit ishte lokalizuar përmes telefonit në Përmet. Ai u gjet i vdekur dje në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit. Trupi i u dërgua në morg ku dhe u verifikua shkaku i vdekjes së tij. Nga këqyrja paraprake e trupit rezultoi se ishte vrarë me armë zjarri.

Bashkë me të u zhduk tre ditë më pas, në datë 8 shkurt edhe shoku i tij Roland Milo nga fshati Miçan i Përmetit, i cili është arrestuar sot nga policia i dyshuar se mund të ketë qenë ai që e ka ekzekutuar me armë zjarri. Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dy javësh kërkime, 32-vjeçari është gjetur në zonën e Limarit të Këlcyrës. Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit të Gjirokastrës dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet e policisë për kapjen e autorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?