Arrestohet shqiptari me 105 kg marijuane në makinë. Emri

Policia e qytetit të Bolonjës ka arrestuar shtetasin shqiptar Rinardi Haxhiaj 35 vjeç me akuzën e trafikut të drogës së tipit marijuanë.

35 vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë në automjetin e tij ku u gjetën rreth 105 kg marijuanë e konfeksionuar në pako.

Në banesën e shqiptarit u sekuestruan rreth 5400 euro cash si dhe materiale që përdoren për konfeksionimin e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i shqiptarit është fryt i operacionit të disa ditëve më parë i koduar “Rexton” i cili çoi në shkatërrimin e dy grupeve trafikantësh shqiptarë dhe marokenë që trafikonin drogë në rajonin e Emilia Romagnës, në Lazio e në qytetin e Bolognas.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?