Arrestohet shqiptari në Itali, u kap me 50 gram kokainë të pastër

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me 50 gramë kokainë, që po të shitej në treg kapte vlerën e 5000 eurove.

Në orët e vona të pasdites së djeshme, karabinierët në stacionin policor të Vado Ligure (Savona), arrestuan një shqiptar 17 vjeç, që po tregtonte kokainë.

Adoleshenti u kap me kokainë të pastër, ndërsa nëse droga shitej në treg do të kapte vlerën e 5000 eurove. Rasti i kaloi Prokurorisë për të Miturit.

SHKARKO APP