Arrestohet shqiptari, shpërndante kokainë

Policia e Peruxhias ka arrestuar një shqiptar 18 vjeç, përgjegjës për shpërndarje droge.

Hetimet

18-vjeçari iu afrohej klientëve në zonën e “Via Centova” dhe mbrëmjen e 12 tetorit policia e filmoi atë duke i dhënë drogën një klienti. Shpërndarja ndodhi brenda makinës. I riu shqiptar vepronte në lokalet e zonës, qendrat tregtare, shkollat. Klientët e tij ishin kryesisht meshkuj, të cilët teksa merrnin kokainën, largoheshin. Lëvizjet e dyshimta të 18-vjeçarit, bën që policia të niste hetimet. Disa ditë pas ndjekjes, u konkuldua se ai merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e djeshme policia bëri kontroll në banesën e tij ku gjeti 11 gram kokainë, 1,190 euro dhe një telefon celular. I riu u dërgua në burgun Capanne në Peruxhia dhe ndaj tij rëndon akuza e shpërndarjes së drogës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?