Arrestohet studentja 20 vjeçare, realizoi 5 vjedhje dyqanesh në Tiranë

 

Në vend të edukimit, ka studentë që japin shembullin më të keq të mundshëm në shoqëri.

Një studente 20-vjeçare përfundoi në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet si autore e katër vjedhjeve në dyqane apo qendra tregtare në kryeqytet.

Gerisa Vrapi, 20 vjeçe, e cila u kap nga policia në flagrancë teksa po kryente vjedhjen e pestë në një butik. E teksa pati rezultate në katër vjedhjet e para, nuk ia doli te e pesta, ndërsa për rezultatet e saj në universitet duhet të përgjgigjet fakulteti përkatës.  

Sipas policisë, ajo po ndiqej pasi dyshohej se kishte  vjedhur në katër dyqane të ndryshme, të veshmbathjeve firmato me një vlerë totale që shkojnë mbi 1 milion lekë (të vjetra).

Vjedhjet:

1. Më  7 nëntor 2015, në ambientet e një qendre tregtare shtetases E.V, vjeç 22, banuese në Tiranë, në dyqanin e saj  i ka vjedhur portofolin me 50.000 lekë (të reja) dhe sende kozmetike.

2. Më 7 nëntor 2015, në ambientet e një qendre tregtare, shtetasit H.N, vjeç 25, banues në Tiranë, në dyqanin e tij, i ka vjedhur një bluzë femrash me vlerë 20 000 lekë.

3. Më 7 nëntor 2015, në ambientet e një qendrës tregtare, shtetasit E.K, vjeç 23, banues në Selitë, në dyqanin e tij, i ka vjedhur një bluzë femrash me vlerë 23 000 lekë.

4. Më 7 nëntor 2015, në ambientet e një qendre tregtare, shtetasit A.M, vjeç 55, banues në Tiranë, shefi i shërbimit të sigurisë private, në një dyqan, i ka vjedhur 2 bluza femrash me vlerë 30 000 lekë.

SHKARKO APP