Arrestohet super-trafikanti shqiptar i drogës

Policia e Veronws në Itali ka arrestuar shqiptarin, Artur Petushi, i dyshuar si trafikant ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Autoritet e vendit fqinj kishin më shumë se një vit që hetonin dhe 37-vjeçarin.

Ai cilësohej si një nga trafikantët më të mëdhenj i cili furnizonte me drogë veriun e Italisë.

Për policinë italiane ka qenë një operacion mjaft i vështirë pasi 37-vjeçari ishte mjaft i zgjuar, duke lënë gjurmë në aktivitetin e tij.

 Karabinerët italian e arrestuan në flagrancë Petushin me 28 kilogramë kanabis ,700 gramë kokainë ,25 mijë euro dhe 47 telefona celular. Gjithashtu si provë materiale kundër shqiptarit janë sekuestruar edhe 6 makina të cilat ishin të përshtatura për të transportuar drogë.

SHKARKO APP