Arrestohet Vladimir Gjuta, atentatori i dyshuar i familjes së Ministrit Tahiri

 

Vladimir Gjuta, një nga personat e dyshuar si organizatorët e atentatit me tritol ndaj biznesit të familjes së Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është arrestuar ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kukësit, e cila ka bërë dhe arrestimin. 

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se Gjuta është arrestuar në hyrë të tunelit të Kalimashit, së bashku me një qytetar nga Kosova. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush është Vladimir Gjuta

Swiss Digital Mobile Reklama

Vladimir Gjuta, i shpallur në kërkim në lidhje me atentatet me tritol ndaj familjes së ministrit Tahiri, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Biznesmeni 34-vjeçar është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa ngjarja më e fundit që e vuri atë në pranga është goditja që i bëri një punonjësi të Policisë Rrugore.
 
Gjuta u arrestua në dhjetor të 2014-ës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar. Ngjarja e rreth 3 muajve më parë u shënua në rrugën “Dervish Hima” përballë kazinosë që ndodhet në pronësi të Gjutës. Policia mori shkas nga ky incident për të kontrolluar biznesin e 34-vjeçarit për zhvillim  aktiviteti të paligjshëm. Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të cilën Gjuta e vuante edhe aktualisht.
 
Vladimir Gjuta me origjinë nga Kukësi dhe banim në Tiranë dhe me arsim 8-klasë është përfshirë edhe në një përleshje të armatosur në Kukës në vitin 2013.  Konflikti dyshohet se nisi për një borxh mes Vladimir Gjutës dhe biznesmenit Ardian Trota, ky i fundit i njohur si i forti i Kukësit, ndaj të cilit janë kryer disa atentate. Të dy biznesmenët mbetën të plagosur nga përleshja, por asnjëherë nuk u pranua prej tyre se ishin përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe nipi i Gjutës Baftjar Bruka. Ky i fundit është shpallur gjithashtu në kërkim për sulmet me tritol ndaj familjes së Tahirit.
 
Edhe pse për këtë përplasje Gjuta u arrestua në qershor të 2013-ës nuk dihet nëse është dënuar. Biznesmeni 34-vjeçar nga Kukës është arrestuar gjithashtu më parë, edhe për pengmarrje, për mbajtje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Lajme të tjera për këtë argument:

Valdimir Gjuta aktivizoi tritolin

RENEA "blindon" familjen Tahiri 

Gjuta personi më i kërkuar në Shqipëri

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?