Arrestohet vlonjati, ishte në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me burg

Një 42 vjeçar nga Vlora, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar mëngjesi e sotëm në Vlorë.

Policia bën me dije se arrestimi i 42 vjeçarit M.Y është bërë në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pas bashkëpunimi ndërmjet Policisë, Interpol Tirana dhe komunitetit.

NJOFTIMI 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen dhe arrestimin e 42 vjeçarit M.Y në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj shtetasit M.Y., për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Penal Italian.

Kjo Gjykatë, në Shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shtetasin M.Y me 4 vite burgim.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?