Arrestohet vrasësi i 36-vjeçarit në Dibër

Arrestohet autori kryesor i dyshuari për vrasjen me thikë të 36-vjeçarit në fshatin Arras të Dibrës. Policia e Dibrës gjatë orëve të natës, falë një pune të mirëorganizuar bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e vendodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes së Idajet Zogut me 30 shtator të këtij viti.

Në pranga ka përfunduar Aleksandër Balla, 23-vjeç, banues në fshatin Muhur. 36-vjeçari Idajet Zogu u qëllua me thikë pas një konflikti nga shtetasi Aleksandër Balla në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla, i vënë në pranga.

Ngjarja ndodhi në një lokal të fshatit, ku 36-vjeçari Zogu dhe vëllezërit Balla fillimisht u përfshinë në një konflikt verbal, i cili përshkallëzoi në përdorimin e thikës. Idajet u godit me thikë në pjesën e barkut, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital si pasojë e hemoragjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla, tashmë i arrestuar nga policia, kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras”,-sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se gjithçka nisi për motive të dobëta dhe nuk jep më shumë detaje mbi motivin e ngjarjes, për të cilën vuri në pranga edhe dy persona për moskallzim krimi. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?