Arrestohet vrasësi i dy turistëve çekë

 

 

Ka përfunduar në prangat e policisë Sokol Mjacaj, autori i vrasjes makabre të dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit mbrëmjen e 3korrikut.

Mjacaj u kap gjatë tentativës për tu larguar, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare në zonën e Grudës së Re. Në operacionin për kapjen e tij u përfshinë   Policia e Shtetit, ajo e Shkodrës, forcat RENEA, FNSH dhe struktura të tjera të specializuara. Operacioni i policisë u drejtua nga Altin Qato dhe Ardian Çipa.

Por kush është Sokol Mjacaj?

I lindur më 14 shkurt të viti 1995, ka bërë 5 vite burg për vrasjen e një fëmije gjatë një grabitje të dhunshme, ngjarje që e ka kryer në moshën 15 vjeçare.

Sokol Mjacaj kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu, kur ka kryer vrasjen e dyfishtë të dy të turistëve çek.

Gjatë aksionit për kapjen e tij , u plagos lehtë në dorë edhe një punonjës policie.

Sipas Policisë së Shtetit, në emrin e Mjacajt u shkua pas vërtetimit shkencërisht të disa gjurmëve daktiloskopike në brendësi të mjetit ku udhëtonin dy të rinjtë Michael Svatosh dhe Ana Kosinova.

Motivi i vrasjes mendohet të jetë grabitja e makinës e dy turistëve çekë.

Nga një rindërtim i ngjarjes, mendohet që Sokol Mjacaj 20 vjeç ka qenë pasagjer i rastësishëm në mjetin e dy turistëve çekë, të cilët kishin ndërmarrë një tur në të gjithë Ballkanin.

Nga të dhënat e policisë, autori i dyshuar ka hipur në malin e Shohit në mjetin e dy viktimave dhe ka udhëtuar me ta deri në Prekal, ku ka kryer edhe vrasjen.

Ndërkohë ekspertët më të mirë kanë shkuar në Shkodër për të kqyrur me kujdes çdo provë që do të hedhë dritë mbi vrasjen e dyfishtë.

SHKARKO APP