Arrin në 2.5 milionë euro shpërblimi për Kombëtaren shqiptare, nëse fiton sonte

 

 

FSHF po bën maksimumin që kjo ndeshje të fitohet sonte në Armeni. Ka për të qenë jo vetëm një fitore historike dhe një rezultat i papërsëritshëm për futbollin shqiptar e për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, por edhe një shpërblim po kaq i jashtëzakonshëm. Burime nga Erevani tregojnë  se FSHF ka planifikuar të japë plot 2,5 milion euro për ekipin, në formë shpërblimi, në rast fitoreje.

Një shifër kjo që nese konfirmohet përputhet gjithsesi me përmasat e sfidës dhe pritshmëritë që rrjedhin prej saj. Mbetet të shihet sesa do të përforcojë ky detaj vullnetin e kombëtares tonë në fushë, megjithëse në një ndeshje si kjo, nuk ka shumë nevojë për stimuj.

Nëse fitojmë sonte është hera e parë në historinë e Kombit tonë që shkojmë në një kampionat europian, ndër më të mirët. Po kështu mësohet se UEFA jep FSHF-së 12 milion euro shpërblim nëse Shqipëria kualifikohet direkt. Ndaj Federata e ka hapur thesin sonte, bile duhej edhe pak më tepër sepse flitet për emrin e Shqipërisë. Vetëm vajtja në një europian është një reklamë e madhe kombëtare e sportive. Ndaj gjithçka sonte për Shqipërinë!

SHKARKO APP