ARRSH: Akset rrugore të kalueshme, kontraktorët në terren

Temperatura të ulëta që në zonat veriore dhe juglindore arritën disa gradë nën zero, por në të gjitha akset rrugore qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe se kontraktorët po punojnë për shpërndarjen e kripës.

”Në rajonin verior gjatë natës ka mbizotëruar mot i kthjellët pa reshje. Në segmentet rrugore ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës që në orët e para të mëngjesit. Në të gjitha kontratat e Rajonit Verior qarkullimi kryhet normalisht”.

Në rajonin qendror, moti ka qenë i kthjellët. ”Për shkak të temperaturave të ulëta, në segmentet Fushë Stude – Stebleve dhe në Krujë-Sarisalltik, ka patur prezencë ngricash në rrugë. Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës që në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi kryhet pa problem”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ARRSH-së, temperaturat në qarkun e Korçës kanë qenë deri -2 gradë. Në akset e këtij qarku ka prezencë të brymës dhe të mjegullës së dendur. Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës që në orët e para të mëngjesit. Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

ARRSH-ja rekomandon përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje. ”Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet në akset rrugore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?