ARRSH, aplet drejtuesve të mjeteve: Kujdes në këto akse rrugore!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar segmentet rrugore ku qarkullimi sot paraqitet i vështirë për shkak të rrëshkitjes së gurëve dhe dherave apo borës.

Konkretisht, në segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj, segmenti është me një kalim, për shkak të gërryerjes së trupit të rrugës.listika e vendosur.

në Gjirokastër, situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë,  dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në Elbasan, në Xibrakë ka patur përsëri rënie të materialeve në rrugë, por kontraktori ka punuar për normalizimin e situatës. Aksi është i qarkullueshëm normalisht.

1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
1. Murrash, km 73-77
2. Dragostunjë, km 81-84
3. Pishkash, km 101-103
4. Qafë Thanë, km 110-113

Në aksin Qafë Mali – Fierzë në vendin e quajtur Miliska, është zgjidhurproblemi i bllokimit të kësaj rruge, duke kryer një zgjerim nga ana e malit. Tani ky aks qarkullohet normalisht.

SHKARKO APP