ARRSH bën thirrje për kujdes të shtuar në këto akse rrugore

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Megjithatë në disa zona problematikat me rrugët vazhdojnë ende. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar akset që kanë vështirësi kalimi dhe devijim të automjeteve.

Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin.

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Berdicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?