ARRSH: Borëpastrueset në punë, ja akset ku ju nevojiten zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kompanitë e mirëmbajtjes dhe borëpastrueset janë në punë për të mbajtur të qarkullueshme të gjitha akset në zonat ku ka pasur reshje bore.
Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe në veri të vendit.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës. ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigëll-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.

“Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në rrugët që kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, këshillon ARRSH.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?