ARRSH: Kujdes në këto 5 akse rrugore!

Për shkak të rreshjeve të dëborës dhe ngricave, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrje për kujdes të shtuar në 5 akse rrugore në Veriun e vendit.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior.

Në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore qarkullimi kryhet pa probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?