ARRSH: Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se reshjet e dëborës vijojnë të bien në zonat malore. Sipas ARRSH-së në të gjitha segmentet rrugore në vend qarkullohet pa zhinxhirë.
Njoftimi i plotë
Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore në vend Rajoni Verior. Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës por pa sjellë probleme për qarkullimin. Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë nuk ka probleme në qarkullim.
Rajoni Qendror
Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.
Rajoni Jugor
Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë
Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë. Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.