ARRSH: Nga 5 nëntori mbyllet tuneli i Llogarasë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se tuneli i Llogarasë në Vlorë do të mbyllet duke nisur që nga data 5 nëntor, me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme.
“Pas përfundimit të sezonit veror ku hapja e Tunelit të Llogarasë lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit ashtu siç ishte bërë me dije që në fillim, ju njoftojmë se:
Tuneli i Llogarasë, duke filluar që nga data 05.11.2024, do të jetë i mbyllur me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës”, thuhet në njoftimin e publikuar.