ARRSH: Nga 8-12 janar devijim i trafikut rrugor në rrugën e Unazës në Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije ditën e sotme se nga data 8-12 janar do të bëhet devijimi i trafikut rrugor në rrugën e Unazës në Durrës.

Shkak i këtij devijimi mësohet të jetë zhvillimi I punimeve që do të realizohen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”.

Ndër të tjera, ARRSH njofton se në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës, që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?